Morina: Përveç “Familjes moderne” edhe një film
Aktori Armond Morina ka njoftuar se përveç rolit të tij në serialin komik “Familja moderne”, ai ka realizuar edhe një rol filmik, i cili do të jepet premierë në vitin 2009.
Aktori që luan rolin e Ardit në serial, gjatë verës ka realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë “Lufta mbaroi”, regjinë e të cilit e ka bërë maqedonasi, Mitko Panov.
“Gjatë verës kam realizuar një rol në filmin me metrazh të gjatë ‘Lufta mbaroi’, në regji të regjisorit maqedonas, Mitko Panov, premiera e të cilit do të jetë në Zvicër dhe në Maqedoni në fillim t vitit 2009”, është shprehur për aktori për “Infopress”.