....:::AHG-CREW:::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIR SE VINI ...:::WWW.AHG-CREW.TK:::...
 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Genn1
Admin
Genn1



Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin Empty
MesazhTitulli: Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin   Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin EmptySat Dec 27, 2008 9:23 am

Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin F.1226160712728_m

Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin
Në kohën kur shumica e vendeve të botës po ballafaqohet me krizën globale financiare, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se, sektori financiar i Kosovës po rritet dhe po zhvillohet në të gjitha segmentet, me përjashtim të Fondit të Kursimeve Pensionale, të cilat kanë pasur një rënie prej 24.5 për qind.
Gjatë një konference të mbajtur për shtyp, guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi, ka deklaruar se, burimet e financimit të sektorit financiar kosovar janë të brendshme dhe janë të investuara kryesisht brenda vendit dhe për këtë arsye nuk ka patur ndikim kriza globale.

“Të gjithë parametrat financiarë në ekonominë kosovare janë pozitivë dhe nuk ka asnjë paralajmërim negativ që do të mund të rrezikonte këtë sektor”.

Rexhepi po ashtu ka pohuar se sistemi financiar gjatë vitit 2008 është rritur dhe një gjë e tillë vërehet në sektorin bankar ku ka pasur rritje enorme të depozitave për 32 për qind (gjithsej 1,4 miliard euro) dhe rritje totale të shumës së kredive për 37 % (1.16 miliard euro).

Duke folur për humbjet që janë krijuar në fondet investive të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, guvernatori Rexhepi konfirmoj se që nga gushti i këtij viti, me sugjerimin e BQK-së, është ndërprerë investimi i këtyre fondeve jashtë vendit, për çka që nga ajo kohë në Bankën Qendror janë grumbulluar mbi 30 milionë euro.

“Vonesat në emërimin e anëtarëve të Bordit të Trustit e kanë vështirësuar veprimin karshi lëvizjeve në tregun e investimeve. Ai tha se edhe pse niveli i aksioneve të fondit të pensioneve ka rënë 24.5 për qind, kjo është përllogaritje preliminare pasi që vlera e aksioneve mund të rritet sërish dhe humbja të zvogëlohet”.

Rexhepi theksoi se Kosova nuk mund të jetë një oazë e mbyllur jashtë trendeve botërore, prandaj BQK-ja ka themeluar një grup punues, për reagim eventual në rast të simptomave të krizës financiare gjatë 2009-tës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Guvernatori Rexhepi: Kriza ka prekur vetëm Trustin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
....:::AHG-CREW:::.... :: lajmet-
Kërce tek: