....:::AHG-CREW:::....
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


MIR SE VINI ...:::WWW.AHG-CREW.TK:::...
 
ForumPortaliGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Roboti më i mirë se Ronaldo. Godet topin me 200 km/orë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pz . Blade

Pz . Blade



Roboti më i mirë se Ronaldo. Godet topin me 200 km/orë Empty
MesazhTitulli: Roboti më i mirë se Ronaldo. Godet topin me 200 km/orë   Roboti më i mirë se Ronaldo. Godet topin me 200 km/orë EmptyWed Jan 27, 2010 2:20 am

Cristiano Ronaldo godet topin me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë dhe kjo makinë arrin mbi 200 kilometra në orë

Kur mbeten më pak se 6 muaj deri në startin e Botërorit të Afrikës së Jugut, një kompani ka dizenjuar një makinë të teknologjisë së lartë, për të cilën thonë se mund të mundë edhe yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe të tjerë futbollistë të njohur.

"Cristiano Ronaldo godet topin me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë dhe kjo makinë arrin mbi 200 kilometra në orë, kështu që është një rekord i ri," ka bërë të ditur Charles Postles, president i BP Castrol për Japoninë.

Gjigandët e Castrol, sponsor zyrtar i Botërorit 2010, kanë prezantuar makinën e parë të komanduar, që ekzekuton goditjet e dënimit në Tokyo, ndërsa kanë bërë të ditur se për këtë ide u frymëzuan nga Ronaldo. Kjo makinë, e quajtur Ichi-Go, arrin të godasë topin, me këmbën e saj prej celiku, me një shpejtësi prej më shumë se 200 kilometra në orë.

"Nuk jam i sigurtë nëse Ronaldos do ti pëlqejë të qendrojë përballë makinës, sepse mendoj që makina do ta mundë Ronaldon," përfundoi Postles. Ichi-Go do të prezantohet këtë vit në eventet futbollistike në Japoni, por nuk do të përdoret për të stërvitur futbollistët, për ti ruajtur ata nga dëmtimet e mundshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Roboti më i mirë se Ronaldo. Godet topin me 200 km/orë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» C.Rondlo Fiton Topin e art
» c.ronaldo
» Torres është më i popullarizuar se Ronaldo
» Njëmbëdhjetëshi më i mirë deri më tani në Serie A
» Dhjetë sportistët më të mirë shqiptarë të vitit 2008

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
....:::AHG-CREW:::.... :: Sport-
Kërce tek: