Lohan: Unë dhe Britney kemi përjetuar shumë
Derisa të gjithë po bëhen gati për Krishtlindje, Lindsay Lohan, vazhdon të japë komente dhe dëshiron që të gjithë ta dinë mendimin e saj për ndonjë ngjarje ose person.
Aktorja e filmit “Mean Girls” ka shkruar në “My Space”, me ç’rast ka bërë një krahasim të saj dhe Britney Spearsit, duke thënë se ata kanë përjetuar shumëçka në syrin e publikut.
“Mendoj se Britney Spears ka një talent mahnitës dhe se ajo ka përjetuar shumë gjëra, ngjashëm si unë në sy të të gjithëve...dhe kjo nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe...”, ka shkruar aktorja.